Flash News

POLITIKOFF

U bë viral në TikTok, ylli italian i Instagram-it i “fiksuar” pas hitit të Don Xhonit

U bë viral në TikTok, ylli italian i Instagram-it i

Një performancë freestyle e Don Xhonit në emisionin e Meriton Mjekiqit është kthyer në një hit absolut, dhe ka pushtuar rrjetin social më të suksesshëm të momentit, TikTok. Publikuar dhjetorin e vitit të kaluar, videoja e reperit shqiptar ka gjeneruar miliona klikime.

Videot me në sfond freestyle-n e reperit kanë pushtuar TikTok-un, duke depërtuar përtej trojeve shqiptare. Përdorues të shumtë të huaj janë “fiksuar” pas muzikës së Don Xhonit.

Por së fundmi dhe milioneri italian Gianluca Vacchi, një yll i Instagram-it, ka postuar një video me freestyle-in në fjalë. Ai shihet teksa dëgjon muzikën dhe kërcen para Rolls Royce, shkruan abcnews.

Të fundit