Flash News

POLITIKOFF

U betua që fëmijë se s’do t'i jepte asnjë qindarkë nënës, arsyeja e regjisorit është qesharake

U betua që fëmijë se s’do t'i jepte asnjë

Regjisori Quentin Tarantino tregoi se nuk e mbështet financiarisht nënën e tij pas një betimi q ka bërë kur ishte ende një fëmijë.

58-vjeçari, fituesi i shumë çmimeve ‘Oskar’. u shpreh se i kishte vendosur vetes këtë “detyrë” pasi nëna e tij nuk e mbështeste për ambiciet që kishte ai. Teksa rrëfehej, Tarantino kujtoi një përvojë kur nëna e tij mbajti anaën e mësuese teksa e kritikonte për faktin se shkruante skenare në orën e mësimit, kur ishte vetëm 12 vjeç.

“Më tha që karriera ime koti si shkrimtar kishte marrë fund. Kur ma tha me kaq sarkazëm, në sy të mësueses, unë i thashë që kur të bëhesha i famshëm dhe i pasur nga skenaret e mia, nuk do të shikonte asnjë qindarkë nga suksesi im. I thashë që nuk do t’i blija shtëpi, nuk do t’i paguaja pushime dhe as makinë. Ia bëra të qartë që nga mua nuk do të kishte asnjë ndihmë financiare, vetëm për atë që tha”, kujton Tarantino.

I pyetur nëse e kishte mbajtur apo jo premtimin e dhënë, Tarantino u përgjigj “sigurisht që e kam mbajtur. Prindërit duhet të kuptojnë që ka pasoja për fjalët që i thonë fëmijëve. Duhet bërë kujdes me tonin sarkastik kur flitet për tema që fëmijët i kanë për zemër”.

 

Të fundit