Flash News

POLITIKOFF

U bullizua se kërcente, Dafina Zeqiri mbështet profesorin

U bullizua se kërcente, Dafina Zeqiri mbështet profesorin

 Gjatë fundjavës, në Kosovë është bërë virale videoja e një profesori nga Vushtria, Lulzim Paçit. Profesori shfaqej në video teksa vallëzonte në shtëpinë e tij dhe këtë video e ka postuar në rrjetet sociale por kjo video u bë virale. Madje filloi të përdorej dhe epiteti si “Profa i TikTok-ut”. 

Reagime për sjelljen e profesorit në “Tik Tok” pati edhe nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët këtë veprim të profesorit e quajtën si të pahijshëm. 

Ishte deputetja e LVV-së, Fjolla Ujkani ajo e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit që të marrin masa. 

Por, artistë të shumtë dhe qytetarë të Kosovës i kanë dalë në mbrojtje profesorit dhe Dafina është njëra nga ato, e cila ka bërë një vallëzim me të. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Profesori është ndjerë shumë keq dhe në një emision në KTV madje është përlotur për kritikat e shumta që ka marrë. 

Të fundit