Flash News

E-TJERA

U ekzekutua në Ekuador me 20 plumba, kush është shqiptari që u konsiderua si “koka” e organizatës kriminale

U ekzekutua në Ekuador me 20 plumba, kush është shqiptari që

Një 34-vjeçar shqiptar në Ekuador ka mbetur i vrarë. Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. 

Policia e Ekuadorit po heton si pistë atë të trafikimit të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali. Sipas “Balkanweb”, viktima kishte lidhje idhje me kunatin e Lul Berishës, Plarent Dervishaj dhe Eldi Dizdarin. Këta dy të fundit, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Dervishaj u shpall më 8 dhjetor të 2020 në kërkim ndërkombëtar. Gjatë arratisë ai është strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë.  

Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. Ai po ashtu, cilësohej nga mediat ndërkombëtare në artikujt e tyre “si një nga bosët e kartelit të drogës”. Emri i Dizdarit lakohet po ashtu në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha. Ai flitej si person i përfshirë në ngjarjen që ndodhi në ish-bllok, aty ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha. 

Të fundit