Flash News

POLITIKOFF

U kritikua për heqjen e kryqit nga klipi, Capital T thyen heshtjen: S'ka logjikë? Jam ndër të parët që kam xhiruar në kisha

U kritikua për heqjen e kryqit nga klipi, Capital T thyen heshtjen:

Vetëm 1 javë pas publikimit të videoklipit më të ri me titull "Buzëqeshje", Capital T është kritikuar nga komentet. Shkak është bërw fshirja e kryqit në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, vendi ku është xhiruar klipi.

Reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta. "Sa i shpif dukesh me atë heqjen e kryqit, s'ka lidhje a jam i krishterë a jo, por duket shumë i ulët si gjest. Mos ta bëje te Kisha nëse e kishe problem", komenton një nga ndjekësit në këngën e Capital T.

Ndërsa një tjetër shprehet "S'e kuptoj se çfarë pune iu prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça t'i bëjmë t'i fshijmë?".

Nuk ka zgjatur shumë dhe Capital T ka vendosur t'iu kundërpërgjigjet komenteve fyese të ndjekësve. Përmes një postimi në Instastory, këngëtari ka sqaruar se është një gabim i produksionit dhe jo një qëndrim i tij.

Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, ka shkruar Capital T.

U kritikua për heqjen e kryqit nga klipi, Capital T thyen heshtjen:

Më vonë këngëtari ka risjellë edhe njëherë në vëmendje pjesë gjatë xhirimit të klipit, ku shfaqet vetë ai me kryqin e Katedrales së Shën Shtjefnit në sfond.

Si ka mundësi të më pengoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkruan Capital T.

U kritikua për heqjen e kryqit nga klipi, Capital T thyen heshtjen:

Capital T dhe KIDDA lançuan para disa javësh projektin e tyre me titull "Magji", një bashkëpunim i cili kori sukses që në javët e para dhe u kthye në një nga hitet më të preferuara të publikut shqiptar dhe jo vetëm.

Të fundit