Flash News

POLITIKOFF

U lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar në emër të saj, vjen reagimi i Arbenita Ismajli

U lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar në emër

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka reaguar pas lajmit se Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj saj.

Lajmin e ka konfirmuar Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan, i cili tha se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat ligjore dhe legjislacionin në fuqi.

Në një video të postuar nga makina, me një këngë të Rihannas në sfond, Arbenita u shfaq e qetë ndaj situatës, duke thënë me humor: “E di çdo tekst këngësh të Rihannas fjalë për fjalë.”

Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, ndërsa pritet të shihet ecuria e mëtejshme e procesit ligjor dhe reagimet e saj në ditët në vijim.

 

 

Të fundit