Flash News

POLITIKOFF

"U nda nga i dashuri", Cubi tregon pse preu flokët e shkurtra

"U nda nga i dashuri", Cubi tregon pse preu flokët e shkurtra

Rikthimi i Cubi Metkajt në ekran, në "Klanifornia" u prit shumë mirë nga fansat e aktores por edhe të programit. Ajo urikthye në ekran me disa ndryshime, me ca kilogramë më pak dhe flokë të shkurtër.

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Cubi tregoi se ndonëse ndodhi në një impuls të momentit, fillesën e pati nga një tjetër arsye. Një projekt i rëndësishëm ku do ta shohim shumë shpejt edhe me këtë pamje të re.

Rudina Magjistari: Lajmi tjetër që ti e ndave me ne sapo hyre është që do bëhesh pjesë e një seriali. Më trego diçka më shumë.

Cubi Metkaj: Më saktë është një sitcom ku personazhet kryesorë janë 6 shokë dhe 6 shoqe, natyrisht ka edhe shumë personazhe të tjerë të humorit e teatrit, ka larmishmëri karakteresh. Regjisor është Gent Hazizi, por nuk mund të them asgjë më tepër se kaq sepse jemi duke xhiruar dhe duhet të mbyllen 10 episodet e plota para se të fillojë të lançohet.

Rudina Magjistari: Do të jetë komedi?

Cubi Metkaj: Është komedi. Personazhi im është një vajzë që është ndarë nga i dashuri dhe në seritë e para ka qenë me flokë të gjata, e ngrohtë e qeshur dhe ka pësuar një transformim, këto flokët.

Rudina Magjistari: Ti i ke prerë flokët për rolin?

Cubi Metkaj: I kam prerë flokët për serialin sepse duhet t’i përshtatesh, nuk mund të luash me paruke, kështu që ky personazhi im vjen në ndryshim e sipër, një femër e transformuar.

Në momentin që vendosi të priste  flokët, Cubi tregon se ishte mësuar me flokë të gjatë, që falë zgjatimeve artificiale dukej si një bjonde e vërtetë. Megjithatë, aktorja shprehet se flokët e shkurtra janë ‘origjina’ e saj sepse i ka pasur të tilla që në fëmijëri.

Të fundit