Flash News

POLITIKOFF

U ndalua nga policia, reagon Rezart Veleshnja

U ndalua nga policia, reagon Rezart Veleshnja

Aktori i njohur, Rezart Veleshnja, ka reaguar pas ndalimit të tij nga Policia e Durrësit për akuza mashtrimi, lidhur me një automjet që dyshohet se ai ka marrë nga një person dhe e ka shitur për 2 mijë euro.

Në një prononcim të tij, Veleshnja ka sqaruar situatën duke thënë se automjeti që ai ka përdorur ishte i humbur dhe se nuk ka lidhje më me të. Ai shtoi se makina është gjetur dhe se ai vetëm e kishte përdorur dikur, ndërkohë që nuk është përgjegjës për shitjen e saj.

Veleshnja u shpreh se: "E kam përdorur, por nuk kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr."

Nga ana tjetër, policia bëri të ditur se Veleshnja është ndaluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pasi dyshohet se ka marrë një automjet nga shtetasi Y. T. dhe e ka shitur atë me mashtrim.

Të fundit