Flash News

POLITIKOFF

U padit për të drejtën e autorit, çfarë ndodhi me gjyqin e Dua Lipës?

U padit për të drejtën e autorit, çfarë ndodhi me

U padit për të drejtën e autorit, çfarë ndodhi me gjyqin e Dua Lipës?
Grupi muzikor Artikal Sound System ka paditur Dua Lipën për të drejtat e autorit të këngës “Levitating”.

Ata pretendonin se Dua e kishte kopjuar këngën nga një projekt i tyre i mëparshëm “Live Your Life”, gjë që i çoi palët në gjykatë. Por në një dosje të paraqitur të mërkurën, avokatët e Artikal Sound System dhe Lipa paraqitën një mocion të përbashkët, duke i kërkuar gjykatësit të pushojë përfundimisht çështjen.

Nuk kishte asnjë tregues se Dua Lipa kishte pranuar të paguante ndonjë para ose të ndryshonte emrat e autorëve të këngës së saj.

Pra, Dua Lipa doli “e fituar” nga kjo çështje gjyqësore, duke vendosur edhe njëherë pikat mbi “i” për talentin e punën e saj të përkushtuar, pa qenë nevoja të kopjojë diku.

Të fundit