Flash News

POLITIKOFF

U paralajmërua që do përjashtohej nga BBV, Antonela jep sërish informacione nga jashtë: Fifi humbi të gjitha vlerat si artiste

U paralajmërua që do përjashtohej nga BBV, Antonela jep

Antonela dhe Meridiani janë banorët që kanë hyrë të fundit të shtëpisë së "Big Brother Vip Albania" dhe vazhdimisht kanë dhënë informacione nga jashtë. Në fillim janë dënuar nga "Vëllai i Madh" por produksioni mesa duket e ka neglizhuar që vazhdojnë dhe japin informacione nga jashtë.

Në një bisedë mbrëmë me Einxhel dhe Beniadën, Antonela ka dhënë informacione nga jashtë, gjithashtu Antonela me Einxhel kanë folur dhe me kode.

Antonela iu tregoi atyre se jashtë Fifi i ka humbur të gjitha vlerat si artiste, duke dhënë kështu informacione nga jashtë se si është parë loja e Fifit dhe kjo mund të ndihmojë konkurrentet Einxhel dhe Beniada për të ndryshuar lojën e tyre.

Antonela po fliste për mënyrën se si ka komunikuar me Monikën dhe po i tregonte Einxhl dhe Beniadës:

"Ti do e shohësh dhe vetë kur të dalësh jashtë, Fifi ka pas humb të gjitha vlerat e saj në Big Brother dhe unë nuk kam qenë dakord për një rrugëtim të tillë."

Të fundit