Flash News

POLITIKOFF

U raportua i vdekur, reagon agjenti i yjeve të futbollit: Hera e dytë në 4 muaj që ‘më vrasin’

U raportua i vdekur, reagon agjenti i yjeve të futbollit: Hera e dytë

Mino Raiola agjenti i disa prej yjeve të futbollit dhe një nga mbretërit e merkatos së transferimeve u raportuar pak më parë se kishte humbur jetën.

Lajmin në fjalë e ka mohuar krahu i i djathtë i Raiolës, José Fortes Rodriguez, i cili ka deklaruar se agjenti i yjeve të futbollit është në gjendje të rënduar shëndetësore në Spitalin San Raffaele në Milano, por ende gjallë.

Ndërsa, pas deklaratave dhe lajmeve ka reaguar edhe vetë Mino Rariola. Ai shkruan në Twitter se është hera e dytë brenda 4 muajve që e raportojnë të vdekur.

“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: i inatosur, për herë të dytë në 4 muaj që më vrasin. Sic duket jam gjithashtu në gjendje edhe të ringjallem”, shkruan Raiola në Twitter.

Të fundit