Flash News

POLITIKOFF

U raportua si e vdekur, aktorja që luajti me “Agjentin 007” ndodhet në gjendje të rëndë

U raportua si e vdekur, aktorja që luajti me “Agjentin 007”

Aktorja amerikane Tanya Roberts, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmin James Bond, "A View to a Kill", është ende gjallë, ka thënë përfaqësuesi i saj Mike Pingel për BBC.

 Ajo u raportua si e vdekur gabimisht ditën e djeshme, por edhe pse gjallë, aktorja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Mediat e huaja citonin burime se Roberts kishte humbur jetën pasi nuk ishte ndjerë mirë në prag të Krishtlindjeve teksa kishte dalë për shëtitje, por ky lajm nuk rezultoi i vërtetë.

Pingel u tha mediave se ai gabimisht njoftoi vdekjen e Roberts bazuar në informacionin që ai mori nga partneri i saj. Por një telefonatë nga spitali konfirmoi se ajo ishte ende gjallë të hënën në mëngjes.

Roberts u bë e njohur më së shumti për rolin e Stacey Sutton bashkë me Roger Moore, agjentin 007 në “A View To A Kill”.

Aktorja interpretoi gjithashtu dhe në “That ’70s Show” si Midge Pinciotti, por më pas u largua nga seriali në 2001 për t’u kujdesur për djalin e saj të sëmurë, i cili vdiq në 2006.  

Të fundit