Flash News

POLITIKOFF

U tërhoq nga 'Festa e Birrës', Shemsi Krasniqi tregon arsyen: Jam kërcënuar në Kosovë!

U tërhoq nga 'Festa e Birrës', Shemsi Krasniqi tregon

Pjesëmarrja e artistit serb Goran Bregovic në eventin e Festës së Birrës në Korçë shkaktoi mjaft polemika dhe reagime negative nga artistët shqiptarë.

Këngëtarët nga Kosovë të cilët ishin të ftuar specialë në event, si Capital T dhe Dafina Zeqiri njoftuan tërheqjen nga Festa e Birrës, për shkak të pjesëmarrjes së Bregovic,

I fundit që ka deklaruar tërheqjen është këngëtari i grupit “Iliria”, Shemsi Krasniqi. Ai është shprehur se veç reagimeve dhe komenteve negative për konfirmimin e prezencës së tij në event, ka marrë edhe kërcënime për jetën.

“Kam marrë kërcënime. Ato fjalë nuk fliten në televizion… sharje e kërcënime se unë kam për të të bërë këtë e atë”, ka treguar Shemi, shkruan Gazeta Express.

Më tej ai ka përmendur edhe propagandën e lançimit të videove të tij të montuara, që e paraqesnin atë duke kënduar këngë në gjuhën serbe.

Vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemi, ka treguar se derisa në Kosovë është fyer e kërcënuar për shkak se konfirmoi pjesëmarrjen në Festën e Birrës në Korcës, por pasi e anuloi pjesëmarrjen pohon se është përballur me të njëjtën frymë edhe në Shqipëri.

Këngëtari serb do të jetë i ftuari special në natën finale të Festës së Birrës dhe bileta për të dëgjuar live dhe për të parë performancën e tij do të kushtojë 1,000 lekë.

 

Të fundit