Flash News

POLITIKOFF

U tha se është në lidhje me Kiarën, reagon djali i biznesmenit

U tha se është në lidhje me Kiarën, reagon djali i

Kiara Tito ka qenë qendra e mediave 24 orët e fundit. Sikur mos të mjaftonin dinamikat në "Big Brother VIP" në media ka qarkulluar lajmi se ajo ka një lidhje jashtë. Vetë moderatorja ka deklaruar se është beqare dhe nuk e ka përjashtuar se mund të nis një lidhje në reality-show. Por, ishte gazetarja Desara Karaiskaj ajo që para disa ditësh deklaroi se “Kiara e ka mendjen tek ai që ka përjashtë”, duke ngritur dyshime se është në lidhje. 

U tha se është në lidhje me Kiarën, reagon djali i

‘TiranaWeb’ raportoi se bëhet fjalë për Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka. Roni më parë ka punuar në Kabinetin e  Kryeministrit Edi Rama. Po, e njëjta media shkruan se çifti ka një lidhje në harmoni të plotë dhe serioze, edhe pse i kanë shmangur postimet publike së bashku.

Por Koka ka reaguar sot duke i mohuar këto zëra kategorikisht. Ja deklarata e tij:

“Pikë së pari në fillim mendova të mos reagojë sepse kam jetën time private dhe janë gjëra që nuk më interesojnë, por duke parë se si lajmi vetë ofrohet nga mediat, konfirmohet po vet nga ata dhe merret si e mirëqenë në publik erdhi momenti që të them dhe unë dicka meqë emri im dhe foto ime është perdorur për interes të mediave, pa aprovimin tim dhe duke m shkaktuar dëme te tjera që mediave nuk i intereson. Por për këtë pjesë kam kontaktuar avokatin të marrë masat e nevojshme për padi dhe të zgjidhet në menyra të tjera.

Së dyti duhet të bëj një sqarim meqënëse rrjedha mori kështu. JO NUK JAM I LIDHUR me Kiara Titon dhe ju lutem të keni pak sensin e njerzillikut dhe mos të jeni kaq egoistë vetëm për përfitimet tuaja jo vetëm duke perdorur emrin tim dhe foton time pa asnj aprovim por dhe duke sajuar një lidhje pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm për të fituar disa klikime.

Jeta nuk është “Big Brother” kështu që ju lutem sinqerisht të merrni në konsideratë që ka dhe njerez që shohin jetën e tyre, jo të të e tjerëve në “Big Brother”.

Faleminderit për mirëkuptimin…”, tha ai për “Kryefjala.com”.

Të fundit