Flash News

POLITIKOFF

U tha se iu ndërprenë xhirimet se theu rregullat e COVID-19, revoltohet Dua Lipa

U tha se iu ndërprenë xhirimet se theu rregullat e COVID-19,

Mediat britanike shkruajtën dje se Dua Lipa është ndalur nga policia se nuk respektoi protokollet anti-covid të lëshuara nga qeveria britanike.

 “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”, tha një banor i zonës sipas “The Sun”, ndërsa shtoi se “dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”. Dua ka reaguar menjëherë duke i hedhur poshtë të gjitha.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë këngëtarja e cila duket shumë e revoltuar teksa ka shkruar:

“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid.  Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar.  Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim."

U tha se iu ndërprenë xhirimet se theu rregullat e COVID-19,

 

Të fundit