Flash News

POLITIKOFF

U tha se ka tradhtuar Georgina-n me influencuesen nga Venezuela, reagon Cristiano Ronaldo

U tha se ka tradhtuar Georgina-n me influencuesen nga Venezuela, reagon

Cristiano Ronaldo ka mohuar akuzat se ka tradhtuar Georgina Rodriguez me një influencuese venezuelas, duke i quajtur pretendimet "plotësisht të rreme".

Blogerja, e cila quhet Georgilaya, ka bërë akuza ndaj pesë herë fituesit të "Topit të Artë" në rrjetet sociale. Ajo pretendon se ka fjetur me superyllin portugez në mars 2022. Georgilaya pretendon se Ronaldo i ka shkruar për t'u takuar gjatë mbledhjeve kombëtare, dhe për ketë tregon selfie që kanë bërë. Amerikano-jugorja shkruan në Instagram: “Kur lexova mesazhin, mendova se po të shkoja atje thjesht do të bisedonim, do të njiheshim më mirë, mbase mund të bëja disa foto të tjera. Nuk e mendoja se në atë situatë do të bënim seks. Fakti është se ka ndodhur. U miratua nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar nga fama dhe fuqia e Cristiano Ronaldos”.


Një zëdhënës i Ronaldos i ka thënë The Sun: "Kjo është krejtësisht e rreme dhe shpifje".
Georgilaya ka postuar një sërë fotografish në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat shihet me Ronaldon. Futbollisti 38-vjeçar, i cili aktualisht luan me Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka qenë në lidhje me Georgina Rodriguez që nga viti 2016.

Të fundit