Flash News

POLITIKOFF

U tha se kishte vrarë vetën, administratori i Luzit të Vogël publikon foton me Vjollcën: Si kokrra e mollës

U tha se kishte vrarë vetën, administratori i Luzit të

Sot ka qarkulluar në media një lajm se Vjollca, gruaja që u bë personazh me shprehjet e saj në "Shihemi në gjyq", kishte bërë vetëvrasje për shkak të talljes dhe bullizimit që i është bërë në rrjet.

Shprehja e saj e famshme “Çantën n’krahe për kokrrën e qejfit” u kthye virale dhe është përdorur pafund për meme dhe kudo nëpër video të ndryshme. Disa portale shkruajtën se ajo kishte kryer vetëvrasje, për shkak të bullizimit që kishte hasur edhe nga njerëzit e afërm.

U tha se kishte vrarë vetën, administratori i Luzit të

Por ky lajm është përgënjeshtruar nga një zyrtar vendor i zonës ku banon gruaja. Ai ka postuar një foto me gruan dhe jep mesazhin se ajo është shëndoshë e mirë e gëzon shëndet të plotë.

“Si kokrra e mollës! Me Vjollcën duke shiju një kafe për qejfin tonë n’lokal”, - shkruan zyrtari.

U tha se kishte vrarë vetën, administratori i Luzit të

Të fundit