Flash News

POLITIKOFF

U tha se Lori Hoxha i kishte ndaluar emisionet ta ftonin, sonte në BBV Semi Jaupaj. A do t`i flasë Donaldit?

U tha se Lori Hoxha i kishte ndaluar emisionet ta ftonin, sonte në BBV Semi

Semi Jaupaj qekur ka dalë nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, ka qenë vetëm në një puntatë në spektakël, të cilën e la përgjysmë pasi pau Donaldin që pranoi se pëlqen Beatrix Ramosaj.

Semi ka qenë një nga personat që ka besuar ëm shumë në dashurinë e Dinald-Bora dhe asnjëherë nuk ka dyshuar tek Donaldi, pavarësisht se kishin nisur thashethemet që Donaldi pëlqen Trixën. Në momentin që u përball me këtë të vërtetë dhe për faktin që Arbana nuk e lejoi të fliste me Donaldin, Semi nuk e përballoi dot emocionalisht dhe e la studion live duke vrapuar.

Pas kësaj, duket se Semi mori kohën e saj për të marrë veten, mirëpo në media u komentua sikur Lori Hoxha kishte dhënë urdhër emisioneve të mos e ftonin më, për shkak se Semi tha live në spektakël që Bora ka dashur të fusë gjëra për Donaldin në shtëpi, por produksioni e ka ndaluar.

Sonte, Semi do të jetë në shown-n live dhe ndjekësit me zor po presin të shohin nëse ajo do të komunikojë me Donaldin dhe nëse do japë informacione të mëtejshme për përjetimin e saj të kësaj lidhjeje, që dëmtoi mikeshën e saj të ngushtë, Borën, e cila po e priste Donaldin jashtë.

U tha se Lori Hoxha i kishte ndaluar emisionet ta ftonin, sonte në BBV Semi

Të fundit