Flash News

POLITIKOFF

U tha se nuk do kishte ish-konkurrentë të 'Përputhen', por Andi mund të jetë një nga banorët e "Big Brother Vip"

U tha se nuk do kishte ish-konkurrentë të 'Përputhen',

Në tetor pritet të nisë "Big Brother Vip" dhe megjithëse disa banorë janë përfolur si pjesëmarrës potencialë, emra të tjerë dalin çdo ditë. Megjithëse është thënë nga produksioni që nuk do ketë ish-konkurrentë të "Përputhen", përflitet që Andi Artani do jetë një prej banorëve që do bëhen pjesë e këtij "reality show".

Në një nga intervistat e tij në Kosovë, ai nuk e kishte eliminuar si mundësi dhe u shpreh se e tërhiqnin formate të tilla.

Pas përfundimit të “Për’puthen”, ish-konkurrentin e pamë në ekran në një emision veror si prezantues dhe duket se pejanit 24-vjeçar i pëlqen shumë bota e televizionit.

Të fundit