Flash News

POLITIKOFF

U tha se Vera Grabocka e ka hedhur në gjyq, reagon Bruno

U tha se Vera Grabocka e ka hedhur në gjyq, reagon Bruno

Së fundmi, në rrjetet dhe mediat sociale flitet se konkurrenti i "Përputhen", Bruno Shemsh, kishte rënë dakord që të bëhej pjesë e “Love Story”, formatit të dashurisë në Tv Klan. “

Kryefjala.com” shkroi se konkurrenti madje kishte firmosur dhe një kontratë për t’u bërë pjesë e tij, por në momentin e fundit vendosi të bëhej pjesë e “Për’puthen”. Kështu ai ka prishur kontratën me Vera Grabockën dhe për këtë arsye u tha se ajo e ka hedhur në gjyq.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar dhe Bruno,  i cili i ka mohuar këto zëra. Ai i ka shkruar Olti Currit në Instagram duke u shprehur se këto informacione janë të pavërteta. Teksa ka shpërndarë me ndjekësit e tij bisedën me Brunon, Olti shprehet:

“Këtu kemi reagimin e Brunos, i cili më shkroi menjëherë. Të shohim telenovela vazhdon”.



Të fundit