Flash News

POLITIKOFF

U sulmua nga miqtë e Margot Robbie dhe Cara Delevigne, paparaci argjentinas flet pas incidentit

U sulmua nga miqtë e Margot Robbie dhe Cara Delevigne, paparaci argjentinas

Cara Delevingne dhe Margot Robbie u gjendën në një situatë të sikletshme pasi miqtë e tyre kanë dhunuar një paparac i cili po fotografonte vajzat ndërsa ato po dilnin nga një restorant në orët e para të mëngjesit.

Ata sapo kishin përfunduar darkën në shtëpinë e famshme Patagonia Sur në Buenos Aires në orën 03:00, kur një paparac u përpoq të bënte foton e tyre.

Josey McNamara dhe Jack Hopkins, miq të aktores, dhunuan barbarisht paparacin argjentinas Pedro Alberto Orquera i cili përfundoi në dysheme i gjakosur dhe me një krah të thyer.

Dy britanikët u arrestuan dhe u dërguan në komisariat në kryeqytet për t’u marrë në pyetje, ndërsa mësohet se Margot dhe Cara janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pedro tani ka thënë se po përgatitet të ngrejë një padi.

Në një deklaratë për ‘The Sun’ Pedro tha: “Ishte një sulm brutal. Vërtet frikacak. Ata u përpoqën të më merrnin kamerën për të fshirë fotot që kisha bërë”- rrëfeu paparaci.

“Fillova të ikja prej tyre se po më godisnin. Ndërsa po përpiqesha te largohesha, ata më goditën fort, unë rashë në dysheme dhe lëndova krahun. Ishte një mrekulli që shpëtova, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të bija me kokën në tokë, me shpejtësinë që ata njerëz më ndoqën pas. Ata nuk ma morën kurrë materialin… kur rashë në tokë [kamera] u thye, por unë munda ta shpëtoja materialin. Po rridhja shumë gjak,në pak minuta mbërriti policia”– theksoi ai.

Të fundit