Flash News

POLITIKOFF

“U ulën malet dhe u ngritën halet”, kë thumbon Arben Derhemi?

“U ulën malet dhe u ngritën halet”, kë thumbon Arben

Aktori dhe artisti Arben Derhemi ka bërë një reagim në lidhje me disa deklarata që janë bërë nga Ermal Mamaqi disa ditë më parë. Me anë të një postimi në Instagram, Derhemi shkruan se është e dhimbshme që pseudohumoriste bëhen producente filmash, por sipas tij është më e dhimbshme që këta ofendojnë figura që kanë bërë art.

Po ashtu Derhemi shkruan se, ndryshe nga artisët, këta persona bëjnë art duke u zvarritur si larva dhe duke u lëpirë.

“Sa me dhimbje lexojmë që pseudohumoristë bëhen “producente filmash”. Dhe akoma më me dhimbje i dëgjojmë që ofendojnë figura që me aq sakrifica e punë ja kanë dalë të bëjnë art në kohët më të veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lëpirë e bërë lolot e çdo lloji pushteti e pasunari… Ps. U ulën malet, u ngritën halet”, shkruan ai.

Të fundit