Flash News

POLITIKOFF

U zëvendësua me Sarah Berishën në ‘’Kosherja’’, reagon Jona Spahiu: Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës

U zëvendësua me Sarah Berishën në

‘’Kosherja show’’ do të nisë me sezonin e ri së shpejti por me një moderator të re. Krah aktorit të humorit, Bes Kallakut tani e tutje do të jetë ish-banorja e BBV Sarah Berisha.

Blogerja ka bërë publik lajmin ditën e djeshme duke u shprehur tejet e lumtur dhe e nderuar për mundësinë që iu dha. Ndërsa sot ka reaguar ish-moderatorja e këtij show, Jona Spahiu.

Jona ka zbuluar se pse nuk është më pjesë e emisionit duke thënë se ka plane të tjera në jetë e në biznes.

“Zgjodha mos të jem më pjesë në ‘Koshere’ sepse kam plane të tjera në jete dhe biznes. Ishte përvojë e bukur dhe argëtuese, por kaq! Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës. Faleminderit për fjalët e bukura, nuk kam nevojë të jem në TV që t’ju kem në zemër,"- shkruan ajo.

U zëvendësua me Sarah Berishën në

Të fundit