Flash News

POLITIKOFF

Udhëton botën dhe jeton në shpellë, konkurrenti i ri i "Përputhen" pranon ftesën por nuk njeh asnjë

Udhëton botën dhe jeton në shpellë, konkurrenti i ri i

Pas largimit të Teas dhe Andit dhe skandalit të tyre - që lidhja e tyre ishte vetëm një shfaqje për emisionin - duket se besimi në produksionin e "Përputhen" u luhat dhe shifrat e larta të shikueshmërisë nuk ishin si më parë.

Dhe mesa duket, një personazh si Juliani do e bëjë më interesant gjithë reality show-n. Për ata që nuk e njohin, Juliani është një djalë që i pëlqen aventura dhe bën një jetë më ndryshe se pjesa tjetër e njerëzve.

Eksploron botën, jeton në shpellë dhe nuk sheh emisione. Ndërkohë ka një kanal në Youtube dhe "emisionet" e tij janë shfaqur dhe në 12 televizione lokale gjatë verës, ku tregonte se si jetonte në vende të ndryshme të Shqipërisë (edhe në shpellë) dhe me shumë shumë pak kosto.

Juliani është futur sot në "Përputhen" por në fakt nuk njeh asnjë nga vajzat dhe as emisionin se ka parë asnjëherë.

“Udhëtimin e kam hobi, profesion, jetë. Erdha të gjej një nuse dhe të udhëtojmë. Rëndësi ka të ketë shpirt aventurier"- tha Juliani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Të fundit