Flash News

POLITIKOFF

Ueda dhe Arlindi fitojnë 'Love Island'! A do t’i ndajnë 50 mijë eurot?

Ueda dhe Arlindi fitojnë 'Love Island'! A do t’i

“Love Island Albania” mbajti ditën e djeshme finalen e madhe të edicionit të parë, ku nga 4 çiftet finalistë, ishte Arlindi dhe Ueda që u shpallën fituesit e këtij edicioni. 

Çiftit fitues zgjodhën një nga dy zarfat, ku në njërin ishte dashuria dhe në tjetrin çmimi i madh prej 50 mijë euro. Arlindit i ra dashuria, ndërsa Uedës shpërblimi monetar, po kjo e fundit zgjodhi që shumën financiare do ta ndajë së bashku me partnerin e saj.

Gjatë finales mamaja e Arlindit i dërgoi një letër Arlindit duke i shprehur që është shumë krenare për të dhe për Uedën, si gruan e tij. Arlindi i propozoi ‘live’ Uedës për fejesë teksa takoi njëkohësisht dhe familjarët e saj.

Kujtojmë që katër çiftet finaliste ishin Amadea-Haris, Aleksandros-Erida, Ueda-Arlind dhe Everaldo-Aisha, dhe emocionet për ta ishin të mëdha gjatë gjithë mbrëmjes.

Të fundit