Flash News

POLITIKOFF

UEFA dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi, mediat serbe: Po vijnë provokatorët shqiptarë

UEFA dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi, mediat serbe: Po

Pasi e eliminuan dy herë nga "Kupa e Botës", Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të udhëtojnë drejt Serbisë më 25 mars, por jo për t’u përballur me përfaqësuesen vendase.

"UEFA ka vendosur që ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024 mes Bjellorusisë dhe Zvicrës të zhvillohet të stadiumin e Novi Sadit në Serbi, për shkak të situatës së paqëndrueshme në Minsk, një vend fqinj i Rusisë dhe Ukrainës, të cilat prej thuajse një viti janë në luftë."

Shaqiri e Xhaka ishin titullarë dhe protagonistë pak ditë më parë në përballjen Zvicër-Serbi, teksa nuk munguan as përplasjet e tensioni me futbollistët serbë, ndaj në Novi Sad nuk do të jenë të mirëpritur. Përveç Bjellorusisë, Zvicra në Grupin I e ka edhe Kosovën, Rumaninë, Izraelin e Andorran.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe. Media nacionaliste serbe “Kurir.rs” që në artikullin e publikuar ka shkruar se në Novi Sad po shkojnë “provokatorët shqiptarë”.

“E konfirmuar! Provokatorët shqiptarë në Serbi: Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë në Novi Sad në kualifikueset për Kampionatin Evropian” – thuhet në titullin e artikullit.

UEFA dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi, mediat serbe: Po

Të fundit