Flash News

POLITIKOFF

Uërima në “BBVK”, konkurentja kërkon largimin nga shtëpia, produksioni nuk e lejon

Uërima në “BBVK”, konkurentja kërkon largimin nga

Një situatë tensionuese është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Suanita ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga gara.

Sipas pamjeve momenti kritik ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit. Aty, Suanita është dëgjuar duke bërtitur me zë të lartë fjalët “më lini të dal”, çka ka ngritur dyshime për një përplasje të mundshme mes saj dhe produksionit.

Tensioni nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë. Zërat dhe të bërtiturat janë dëgjuar edhe në ambientet e përbashkëta, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion.

 Në oborrin e shtëpisë, Londrimi, Dolçe dhe Benita kanë nisur ta komentojnë situatën, duke shprehur habi dhe pasiguri për atë që po ndodhte pas dyerve të mbyllura të dhomës së rrëfimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by albaniagirls???????? (@albaniaasgirls)

Për disa çaste, bisedat e tyre janë transmetuar drejtpërdrejt, por situata është ndërprerë papritur.

Të fundit