Flash News

POLITIKOFF

Ulje-ngritjet e çiftit, Mozzik dhe Loredana publikojnë këngën e re që ngjan me hitin e Beyonce dhe Jay-Z

Ulje-ngritjet e çiftit, Mozzik dhe Loredana publikojnë

Loredana dhe Mozzik kanë publikuar albumin e shumëpritur dhe të shumëpërfolur “No Rich Parents”. Ky album është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe përmban 14 këngë.

Përveç albumit, dy këngëtarët më të përfolur të momentit kanë publikuar dhe një këngë me videoklip që mban titullin  “Immer ëenn es regnet”  që në shqip do të thotë "Sa herë që bie shi”.

Kënga e tyre është edhe një pasqyrë e marrëdhënies së çiftit që ka nxitur shpeshherë komente dhe shumë diskutime në rrjetet sociale dhe mediat online.  Pas rikthimit si një çift muaj më parë, dyshja kanë pasur sërish një rënie. Pikërisht kjo dhe trajtohet në këngën e re të publikuar me videoklip, ku theksojnë se të dy janë fajtorë.

Ajo që bie në sy, është dhe një pjesë e refrenit që është e ngjashme me hitin e dikurshëm të Jay-Z dhe Byeonces, nga kënga "03 bonnie & Clyde" (linkun më poshtë):

Kjo nuk ëhstë hera e parë që dyshja frymëzohen nga Jay-Z dhe Beyonce dhe madje shpesh pretendohet nga fansat se ata e bëjnë gjithë këtë për zhurmë dhe vëmendje dhe në fakt po e marrin.

Në një pjesë të këngës ata theksojnë se si do t’ia shpjegojnë të gjithën vajzës së tyre, Hanës dhe më tej Mozzik thotë se ka ardhur koha që Hana të bëhet me një vëlla:

"Besoj ka ardh koha Hanës me ja bo një vlla."

Të fundit