Flash News

POLITIKOFF

"Unë do fitoj Big Brother", Efi: Luizin nuk e llogaris fare

"Unë do fitoj Big Brother", Efi: Luizin nuk e llogaris fare

Edhe pse e di se çfarë impakti ka pasur Luizi në publik prej nisjes së ‘Big Brother VIP’, Efi mendon se do e fitojë ajo këtë edicion. Të paktën kështu ka deklaruar ajo së fundmi.

Kristi i tha Efit se po çuditet nga qetësia e saj këto ditë. Sipas tij, për aq kohë sa edhe Luizi edhe Efi “bërtasin” me zë se janë fitues, kjo tregon se ata kanë frikë të përballen e të debatojnë me njëri-tjetrin. Por, Efi tha se ajo nuk e ka aspak frikë nga Luzi dhe se nuk e konsideron fare atë, as si fitues dhe as si banor. Sipas saj, ajo e sheh veten fituese më 6 maj.

Efi e mbështeti këtë koment, me idenë që ajo nuk është e paaftë dhe se është vajzë me argumenta që di t’i bëjë ballë debateve apo diskutimeve në shtëpi.

Të fundit