Flash News

POLITIKOFF

Unikkatil reagon pas vdekjes së vëllait të tij

Unikkatil reagon pas vdekjes së vëllait të tij

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka reaguar për herë të parë pas humbjes tragjike të vëllait të tij, Mentor Palokaj, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen "Arbëria". Përmes një postimi prekës në Instagram, Unikkatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, ka shpërndarë disa fotografi me vëllain e tij dhe ka njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet më 6 mars.

Në reagimin e tij të ndjerë, Unikkatil ka shprehur dhimbjen e tij të thellë, duke përmendur se nuk ka qenë pranë të vëllait në momentet e fundit të jetës, pasi ky i fundit kishte kërkuar që të mos e njoftojnë. "Ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t'kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë," shkruan ai në postimin e tij, duke shtuar se vëllai i tij ishte një person i buzëqeshur, pozitiv dhe i guximshëm deri në fund të jetës.

Ceremonia mortore do të mbahet të enjten, më 6 mars 2025, prej orës 9:00 në restaurantin Fenix në Klinë. Varrimi do të bëhet të njëjtën ditë, në orën 13:00, te varrezat e kishës së Gjurakoci.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial)

Të fundit