Flash News

POLITIKOFF

UNUM Festival rikthehet nga datat 3 deri 7 qershor

UNUM Festival rikthehet nga datat 3 deri 7 qershor

Pavarësisht pandemisë dhe kushteve në të cilat ndodhemi, UNUM Festival do të mbahet. Dje është mbajtur konferenca zyrtare e festivalit UNUM i cili zyrtarisht rikthehet këtë vit.

Nga data 3 deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, UNUM Festival pritet të sjellë turistë nga mbarë bota. Ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi konfirmoi se mbajtja e festivalit do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UNUM Festival (@unumfestival)

“Ne dhe kryeministri e kemi thënë se duam të jemi kampion të turizmit në Ballkan dhe për të qenë kampion duhet të kemi aktivitete si UNUM-i, i cili vjen kësaj radhe me DOKUFEST-in”, ka thënë ai.

Organizatorët e festivalit kanë konfirmuar se deri më tani janë shitur deri në 80% të biletave. Zëdhënësi i festivalit, Andin Badiviku ka treguar se testet e shpejta do të bëhen për të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar apo nuk kanë një test brenda 72 orëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UNUM Festival (@unumfestival)

Të fundit