Flash News

POLITIKOFF

Urimi i Arjan Konomit për Tea Trifonin konsiderohet si kunj për Fatma Haxhialiun

Urimi i Arjan Konomit për Tea Trifonin konsiderohet si kunj për Fatma

Në ekranin e Top Channel ka nisur emisioni më i ri që mban titullin "Goca dhe Gra". Njëra prej tre prezantueseve është ish-konkurrentja e "Përputhen", një prej personazheve më të komentuar, Tea Trifoni.

Tre të tjerat janë Olesia Leo, Krista Merkoi dhe gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila rikthehet pas një pauze në ekran.

Tea ka publikuar një foto në profilin e saj pas transmetimit të puntatës së parë dhe opinionisti i "Përputhën", Arjan Konomi - me të cilin Tea ka një marrëdhënie shumë të ngushtë - e ka uruar. Mirëpo, ky koment është parë nga fansat si një kunj për gazetaren Fatma Haxhialiu.

“Tea suksese ne “aventurën” e re televizive! Je shume mire por te takonte një emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftësinë tende ne ekran. Ruaju mos te te mbysë paaftësia e te tjerëve! Suksese!”- i ka komentuar Ariani.

Urimi i Arjan Konomit për Tea Trifonin konsiderohet si kunj për Fatma

Ndjekësit mendojnë se ky kunj ishte për Fatman dhe këtë e kanë komentuar poshtë komentit të Arjanit. Kujtojmë se Konomi dhe Fatma Haxhialiu kanë pasur disa mosmarrëveshje gjatë transmetimit të puntatave prime të "Përputhen" të edicionit të kaluar.

Urimi i Arjan Konomit për Tea Trifonin konsiderohet si kunj për Fatma

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Téa (@tea.trifoni)

Të fundit