Flash News

POLITIKOFF

Ushqimin që nuk duhet ta konsumoni në darkë

 

Ushqimin që nuk duhet ta konsumoni në darkë

Është e pakundërshtueshme tashmë që në darkë nuk duhet të pish një filxhan me kafe apo nuk duhet të hash një krem karamel a çokollatë të nxehtë para gjumit, po ndoshta nuk e dije se edhe një kombinim tjetër nuk të bën mirë kur e konsumon në darkë. Një ushqim i zakonshëm, që të gjithë ne e konsumojnë dendur në darkë, sipas ekspertëve, nuk është i këshilluar.

Ushqimin që nuk duhet ta konsumoni në darkë

Po, është e vërtetë. Nëse nuk do që të rrotullohesh gjatë gjithë natës në krevat, duhet të bashkohesh me mendimin e ekspertëve që të mos hash mish pule në darkë. Duke pasur parasysh se mishi i pulës është darka më e zakonshme në Amerikë, loja ndryshon komplet drejtimin, shkruan Class.

 Russell Rosenberg, Ph.D., CEO i “National Sleep Foundation”, tregon për Health.com, cilat janë arsyet që mishi i pulës nuk rekomandohet në darkë. Mishi i pulës dhe ?do lloj proteine tjetër, nuk rekomandohet për t’u konsumuar në darkë, sepse e nxit trupin të fokusohet në tretje, ndërkohë që duhet të fokusohet te gjumi: “Tretja është një proces i ngadaltë, i cili supozohet të ngadalësohet deri në 50 për qind gjatë gjumit, por nëse ha shumë proteina, tretja bëhet më e ngadaltë”, – shpjegon Rosenberg.

Ushqimin që nuk duhet ta konsumoni në darkë

Çfarëdo që të bësh, mos e kombino darkën me mish pule dhe me verë, sepse ndryshe do të rrish zgjuar gjatë gjithë natës. Është një përzierje që tretet shumë ngadalë dhe do të të bëjë të zgjohesh shpesh gjatë natës. Po ashtu, alkooli të bën të gërhasësh edhe më shumë, kështu që do të të krijojë më shumë shqetësim ty dhe partnerit”, - thotë Rosenberg.  

Nëse do të dish cili është fruti më i mirë për të bërë një gjumë të qetë, përgjigjja është qershitë. Qershitë ?lirojnë melantoninën, e cila sinjalizon trurin se erdhi koha e gjumit, sipas Keri Gans, një dietolog në New York City dhe autor i “The Small Change Diet.”

Të fundit