Flash News

POLITIKOFF

Vajza e ish-deputetes demokrate rrëfen fillimet si modele: Më ka ndihmuar shumë emri i mamit

Vajza e ish-deputetes demokrate rrëfen fillimet si modele: Më ka

Ada Deda, vajza e ish-deputetes demokrate Albina Deda, ka qenë e ftuar në emisionin “FriendZone” në ABC, ku rrëfeu mes të tjerash fillimet e saj si modele.

Ada, e cila tashmë është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe ka një karrierë si modele, ka treguar për Liesën dhe Arditin që mamaja e saj është një personazh i njohur e ka ndihmuar të hedhë hapat e parë drejt karrierës së saj.

“Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele. Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit. Më pas, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqetësuar aspak në fillime. Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja,"- tregoi ajo.

Të fundit