Flash News

POLITIKOFF

Vajza e vokalistit të "Elita 5" e trishtuar për ngjarjen e Tetovës: Humba miken time të ngushtë dhe mamanë e saj

Vajza e vokalistit të "Elita 5" e trishtuar për ngjarjen e

Maqedonia e Veriut ka shpallur tre ditë zi për ngjarjen e rëndë në Tetovë, ku 14 persona kanë humbur jetën teka janë djegur të gjallë në flakët që përfshinë spitalin e Covid.

Në këtë ngjarje tragjike, një histori ka prekur shumë pasi një vajzë e re në përpjekje për të shpëtuar mamanë e saj që ishte e shtruar pasi ishte prekur nga Covid, ka hyrë mes flakëve dhe ka humbur jetën bashkë me të ëmën.

Këngëtarja Elta Ziberi, që është dhe vajza e vokalistit të grupit "Elita 5", ka shprehur gjithë trishtimin dhe dhimbjen për këtë ngjarje teksa ka rrëfyer për "Breaking" dhe ka treguar për ngjarjen e trishtë të mikës së saj 29-vjeçare.

“Ishte një tmerr, ende dridhem kur e mendoj. Ka shumë persona të vdekur, ca thonë 20, ca thonë më shumë. Por në qytet vinte era e rëndë, gjithçka u shkrumbua. Nuk e mendoj se është reaguar shumë shpejt, njerëzit krejt janë djegur. Ka pasur disa persona që kanë shpëtuar. Jam shokuar, nuk e di,”- është shprehur këngëtarja.

 

Të fundit