Flash News

POLITIKOFF

Valbona Selimllari flet për debatin me Borën dhe komenton imitimin e Xhemit: Nuk më pëlqen fare

Valbona Selimllari flet për debatin me Borën dhe komenton imitimin e

Imitimi i Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu ka marrë komente të shumta në mediat sociale, por vetë ish-Missit nuk i pëlqen.

Në fakt, ajo tregoi sot se nuk ka asgjë me Xhemin, por në përgjithësi nuk i pëlqen kur e imitojnë. Në një intervistë me Wake Up, Valbona tha se nuk e ka parë asnjëherë imitimin në "Portokalli".

"Nuk e kam parë asnjëherë. Xhemi është e bukur, e mirë, e ëmbël, ndaj më imiton. Dua të jemi e sinqertë, mua nuk më pëlqen të më imitojnë. Fare, fare, fare. Nuk e kam qejf. Jam natyrë që në përgjithësi nuk bëj shumë shaka. I pranoj, por nuk bëj shaka me njerëzit dhe as nuk dua të bëjnë shaka me mua. Nuk i keqkuptoj, por nuk më pëlqen,"-tha ajo.

Më tej, ajo u ndal edhe te "sherri" i shumëkomentuar me Bora Zemanin, për të cilin sqaroi se në fakt nuk kishte asgjë me moderatoren. Valbona tha se ato u keqkuptuan dhe se Bora nuk e dëgjoi deri në fund.

"Unë nuk u kapa me Borën. Se Bora është atje për të mbajtur një pozicion dhe është në anën e konkurrentëve. Kishin kaluar limitet e kohës dhe Bora thjesht keqkuptoi njërën nga fjalët. Se ne shqiptarët nuk dëgjojmë gjithmonë. Fjalia e merr kuptimin në fund. Ti nuk mund t'i vendosësh pikën fjalisë sime, pikën ia vë unë."-u shpreh Valbona.

Të fundit