Flash News

POLITIKOFF

Valdrin Sahiti prezanton koleksionin e veçantë "Pranverë-Verë 2022"

Valdrin Sahiti prezanton koleksionin e veçantë

Stilisti nga Kosova,Valdrin Sahiti tashmë është një emër ndërkombëtar dhe ai ka veshur disa prej yjeve të Hollywood-it, përfshirë dhe mbretëreshën e muzikës pop, Beyonce.

Në ceremonitë më të rëndësishme të filmit, muzikës dhe modës, disa prej yjeve të pranishëm janë të veshur me emrin e Valdrinit dhe kjo e bën stilistin shqiptar nga Kosova akoma më të rëndësishëm dhe padiskutim edhe krenar.

Së fundmi, Sahiti ka prezantuar një koleksion shumë të veçantë të fustaneve të nusërisë, koleksionin "Pranverë-Verë 2022". Për shkak të pandemisë së Covid-19, kjo shfaqje ka qenë virtuale dhe është e aksesueshme nga të gjithë, që të ndiqet përmes platformës virtuale.

Koleksioni është vetëm me fustane nusërie në modele të ndryshme përrallore, për çdo preferencë.

Të fundit