Flash News

POLITIKOFF

Vargjet e këngës së re u bënë virale, këngëtari tregon a kanë të bëjnë me Bora Zemanin

Vargjet e këngës së re u bënë virale,

Disa ditë më parë, u publikua kënga "Falja vetes" e artistit të njohur Sardi Strugaj, i cili është ndër të artistët e rrallë në Shqipëri që bën muzikë cilësore.

Kënga u pëlqye shumë nga publiku, por vargjet që u bënë virale janë:

e sa herë mendon ajo për borën
ftohti zemrën nuk ia prek
Falje vetes i kërkonte ajo
nuk e kishte vënë dje në vendin e parë”

Këto vargje u bënë aq virale sa u aludua që i janë kushtuar Bora Zemanit. Shkak për këtë u bë dhe fakti që Sardi e këndoi këtë këngë në "Përputhen" dhe tha një sërë komplimentesh për Borën.

I ftuar në "Wake Up", Sardi tha se këto vargje nuk i drejtohen Bora Zemanit, por më pas ia la fansave të aludonin gjithçka pasi tha se ka njëfar lidhje.

“Është diskutuar shumë sepse është përmendur bora. Nuk bëhet fjalë për Bora Zemanin, por për borën si fenomen natyror. Ka qenë frymëzim, por jo direkt me historinë e ‘Big Brother’…Ka njëfarë lidhje, por nuk mund ta them lidhjen konkrete… Është shumë e bukur se si ka dalë për secilin nga personazhet, është e përshtatshme,"- tha ai.

Të fundit