Flash News

POLITIKOFF

Vathët e preferuar të Kate Middleton nuk janë aq të shtrenjtë sa mund të mendoni

Vathët e preferuar të Kate Middleton nuk janë aq të

Kujtojmë se para disa javësh, Kate Middleton mbajti një fjalim në Londër për fushatën e Forward Trust "Taking Action on Addiction", e veshur me të kuqe duke sjellë para kohe sezonin e festave.

Vathët e preferuar të Kate Middleton nuk janë aq të

Dukesha e Kembrixhit, mbante veshur një golf kashmiri Polo Ralph Lauren (248 dollarë) dhe një fund treçerekëh me pala korrenti nga Christopher Kane (995 dollarë). Ajo e kombinoi veshjen e kuqe me një palë këpucë nude me takë nga Ralph Lauren (675 dollarë) dhe me një çantë të vogël DeMellier (395 dollarë) në të njëjtën nuancë.

Vathët e preferuar të Kate Middleton nuk janë aq të

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zgjedhja e bizhuterive. Sepse ndryshe nga e gjithë veshja, bizhuteritë ishin të përballueshme nga të gjithë. Në vend të diamanteve ose perlave, Middleton zgjodhi një palë vathë Asos që kushtojnë vetëm 14.50 dollarë, pak a shumë 1500 lekë.

Vathët e preferuar të Kate Middleton nuk janë aq të

Madje, duket se vathët i pëlqejnë shumë Dukeshës, sepse kjo nuk është hera e parë që ajo i përdor për një shfaqje publike. Kate i ka kombinuar më parë vathët me një fustan të kuq dhe të zi nga Alessandra Rich, për një vizitë në Muzeun Victoria dhe Albert, në maj.

Vathët e preferuar të Kate Middleton nuk janë aq të

Vathët janë të larë me ar 14-karat dhe, sipas faqes së internetit, po shiten shpejt.

Të fundit