Flash News

POLITIKOFF

Vdes në moshën 94-vjeçare aktori i “Titanic”

Vdes në moshën 94-vjeçare aktori i “Titanic”

Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Palter ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe vdiq të dielën në Los Angeles.

Ai është i njohur më së shumti për paraqitjen në filmin e James Cameron të vitit 1997 si njeriu që nuk tentoi të largihej por u shtri me gruan e tij në shtrat, ndërsa anija u fundos.

Skena zgjati vetëm për sekonda, por ende mbahet mend si një nga momentet më zemërthyese të filmit.

Personazhi i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes. Për më tepër, ai punoi si profesor në Shkollën e Teatrit CalArts.

Të fundit