Flash News

POLITIKOFF

"Vëlla unë isha gabim", Snoop Dog i kërkon falje Eminem-it

"Vëlla unë isha gabim", Snoop Dog i kërkon falje

Për të gjithë fansat e hip hop-it, më në fund një lajm i mirë nga dy reperat më të dashur, Snoop Dog dhe Eminem janë pajtuar.

Prej vitesh dy reperët kishin konflikte por si duket e kanë lënë mënjanë dramën e tyre pasi vetë Snoop Dog ka treguar këtë për  “The Breakfast Club”.

Snoop më parë kishte lënë Slim Shady jashtë listës së tij të 10 reperëve më të mirë të të gjitha kohërave.

“E dua Eminem. Dhe gjëja është se ne e duam aq shumë hip hopi-n, ne konkurrojmë. Ne luftojmë me reperët, kështu që supozohej se kjo do të shkaktonte atë tek ai,” - tha Snoop.

Reperi vazhdoi më tej:

“Ne vëllezërit dhe ne familja, kështu që mësojmë ta vlerësojmë njëri-tjetrin për atë që bëjmë dhe patëm një bisedë të gjatë për respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe mënyrën se si duhet të flasim në publik për njëri-tjetrin.”

Snoop madje pranoi se kishte gabuar për diss-in e tij.

“Ndihesha sikur e teprova. I kërkova falje dhe e njoftova dhe thjesht po përmirësohem. Unë bëj gabime,” tha ai. “Unë nuk jam perfekt, unë jam Snoop Dogg.”

Kujtojmë se të dy do të ribashkohen në Super Boël Halftime Shoë 2022, së bashku me Dr Dre, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar.

Të fundit