Flash News

POLITIKOFF

Vëllezërit Lleshi i këndojnë shtëpisë së BBV dhe banorëve: Donaldi si Garibaldi

Vëllezërit Lleshi i këndojnë shtëpisë së BBV

"Big Brother Vip" është shndërruar në një fenomen. Që prej tetorit, publiku është apasionuar pas banorëve dhe secili mbështet njërin apo tjetrin. Përveç lajmeve të shumta, komenteve pafund, videove virale apo dhe memeve, së fundmi shtëpisë më të famshme të momentit, i është dedikuar dhe një këngë nga Vëllezëerit Lleshi.

“Kur fillon Big Brother Vip s’ka kollitje as nuk ka grip. Si që ditë, si që natë me ba lojë me ba gallatë”,- janë disa prej vargjeve.

Me tone humoristike ata kanë përmendur gjatë këngës disa prej personazheve brenda shtëpisë, si Donaldi dhe Arjola.

Ata kanë theksuar gjatë gjithë këngës se emisioni është shumë i ndjekur dhe shqiptare “harrojnë dhe hallet” vetëm për ta parë.

“Ky milet ja ka marrë dorën, fikson ditën edhe orën, i harrojnë hallet tona veç me pa kur del Arbana.”

Të fundit