Flash News

POLITIKOFF

Vëllezërit Prifti hedhin akuza ndaj Festivalit të RTSH: Mblidhet byroja dhe vendosin një vit para emrin për Eurovision

Vëllezërit Prifti hedhin akuza ndaj Festivalit të RTSH: Mblidhet

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti si gjithmonë flasin troç dhe pa filtra, edhe kur bëhet fjalë për kolegët e tyre dhe për kompeticionet ku marrin pjesë.

Njëjtë ka ndodhur dhe sot, teksa ishin të ftuar në "ABC-në e Mëngjesit". Ata janë pyetur lidhur me garën në festivale dhe dhënien e çmimeve.

“Kur vjen puna për çmimin e parë, të gjithë e duan dhe e kërkojnë. Ne kemi pasur dy raste që ishim me të mirët për të fituar çmimin e parë, një me këngën “Ti se meriton” dhe këngën e Endrit e cila u zgjodh si balada më e mirë. Juria për këngën “Ti se meriton” ishte për çmim të parë, por festivali ka një pronar dhe ai thotë çmimin e parë do e ndajë unë, ndërsa për të tjerat i keni ju në dorë. Këto gjëra artistët nuk i thonë se ne jetojmë një botë të vogël dhe nesër pasnesër do t’i trokasin prap në derë”, tha Stefi.

Ndëra Endri tha se:

“Ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis as me kolegët dhe as me jurinë. Nuk themi asnjëherë na vendos pike."

Ndërsa Festivalit të RTSH-së, ky i fundit hodhi akuza të rënda: “Mblidhet byroja te RTSH dhe vendosin që tani kë do dërgojmë vitin tjetër në Eurovizion, gjejnë një emër dhe e çojnë”.

Ndërsa Stefi e përforcojë: “Këtë ta garantojë unë se ecin me paramendim. Unë po flas që konkurrenca të jetë dinjitoze, e vërtetë dhe vlerësimi të jetë më i mirë”.

Të fundit