Flash News

POLITIKOFF

Vendimi për Noizy-n/ Stresi thirrje ministres së drejtësisë në Kosovë: Me mirë ekstrado trupin e Fatonit!

Vendimi për Noizy-n/ Stresi thirrje ministres së drejtësisë

Pas vendimit të sotëm  të drejtësisë për të lënë në burg Noizy-n dhe për ekstradimin e tij drejt Kosovës, ka reaguar reperi tjetër i shpallur në kërkim nga drejtësi kosovare, Stresi.

Stresi i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, që më mirë të ekstradojë trupin e Faton Hajzirit që u vra nga forcat serbe, sesa merret me dy reperat e Shqipërisë.

Ai shton se kjo është më shumë ego personale e ministres, sesa drejtësi.

Kujtojmë që Stresi dhe Noizy u shpallën në kërkim pak ditë më parë, pas sherrit në një lokal nate në Pejë, ku u dhunua tiktok-eri, Medi Iseni.

“Nuk më takon me fol për çështje të brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit, sesa me u marr me ne… Se njerezit rrehen çdo ditë si anej, si knej, a duhet me i ekstradu?? Hajgare, ste vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja personale sesa drejtësi” shkruan në insta-story Stresi.

Vendimi për Noizy-n/ Stresi thirrje ministres së drejtësisë

Të fundit