Flash News

POLITIKOFF

Vera Ora me mision të rëndësishëm në Tiranë, Rita shpreh krenarinë

Vera Ora me mision të rëndësishëm në Tiranë, Rita

"FemFest" është një festival që po mbahet në Tiranë dhe është një festival  i dedikuar grave dhe vajzave. Ndër të ftuarit specialë dje ishte dhe Vera Ora - mamaja e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Vera është një psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor dhe fjalimi i saj ishte tepër i veçantë. Rita ka reaguar pas këtij fjalimi dhe madje e ka postar në profilin e saj në Instagram, teksa shpreh gjithë krenarinë për të.

“Krenare me nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet “FemFest” një festival për të drejtat e grave. Shqipëria, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”,shkruan Rita krahas fotove të fjalimit të mamasë së saj në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të fundit