Flash News

POLITIKOFF

Versioni remix u bë viral në TikTok, Madonna do të rikthejë një nga hitet e saj më të famshme

Versioni remix u bë viral në TikTok, Madonna do të rikthejë

Madonna është duke ri-regjistruar hitin e saj Frozen me reperin Swae Lee pasi u bë viral në TikTok 24 vjet pasi arriti në numrin 1.

Versioni remix u bë viral në TikTok, Madonna do të rikthejë

Superylli ndau dje foto në Instagram, në studio me reperin amerikan Swae Lee. Mediat e huaja shkruajnë se ajo po punon për ribërjen e këngës, e cila fillimisht u shfaq në albumin e saj 'Ray Of Light'.

Një remix i këngës së fundmi është bërë virale në TikTok dhe tani Madonna dëshiron të përfitojë nga ky sukses. Një person i brendshëm i muzikës tha: “Madonna ka qenë gjithmonë një artiste që është përshtatur dhe ka lëvizur me kohën, prandaj ajo është ende e njohur pas gati 40 vitesh karrierë muzikore."

Versioni remix u bë viral në TikTok, Madonna do të rikthejë

Një nga projektet që ajo punoi me Sëae Lee ishte një version i ri i Frozen.

“Remix është përdorur në shumë video të TikTok dhe ajo shpreson që duke përfshirë Sëae Lee, do ta ndihmojë këngën të arrijë audiencë të re. Ka qenë pak e vështirë për t'i rregulluar gjërat, por ata në mënyrë ideale duan ta zgjidhin sa më shpejt të jetë e mundur."

Njerëzit e kanë tallur Madonën gjatë viteve, por si artistja femër më e shitur e të gjitha kohërave ajo e di se çfarë po bën. Pra, nëse artistë si Elton John mund të ngjiten përsëri në krye të top-listave, nuk kemi dyshim se edhe Madonna mundet.

Versioni origjinal i këngës:



Versioni që është bërë viral në TikTok:

Të fundit