Flash News

POLITIKOFF

Vetëbesimi i fjalimit të Joe Biden dhe komentet për "buzëqeshjen e fitores"

Vetëbesimi i fjalimit të Joe Biden dhe komentet për

Teksa ende jemi duke pritur për rezultatet përfundimtare për të ditur si kanë shkuar zgjedhjet amerikane dhe kush do të jetë president i SHBA-ve, specialistë të komunikimit kanë analizuar fjalimet e presidentit aktual, Donald Trump dhe kandidatit Joe Biden, ish-zëvendës president.

Në fjalimin e mbrëmjes së 3 nëntorit Joe Biden dha një fjalim të shkurtër jashtë Qendrës Chase në Wilmington për një grup njerëzish mbështetës dhe entuziastë të cilët ndodheshin nëpër makina për shkak të pandemisë.  

"Ne e dinim që kjo do zgjaste,"- tha Biden, duke nënkuptuar se këto zgjedhje janë ndryshe dhe rezultati nuk mund të jetë i shpejtë si vitet e tjera. "Ne ndihemi mirë për vendin ku jemi. Me të vërtetë."

Biden tha në këtë fjalim që ndihet konfident për fitoren e Arizonës, Michigan dhe Pensilvanisë (kujtojmë se ky fjalim është mbajtur gjatë mbrëmjes së 3 nëntorit) dhe argumentoi se kjo nuk ka mbaruar derisa të numërohet çdo votë.

"Unë jam këtu për t'ju thënë sonte ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje," tha Biden. "Unë jam optimist për këtë rezultat."

Gjatë këtij fjalimi, u vërejt një buzëqeshje vetëbesimi duke u komentuar shumë nga specialistët e komunikimit si një "vetëbesim për fitoren". Ndërkohë fansa dhe personazhe publike e kanë komentuar si një "konfirmim" për rezultate pozitive.

Madje reperja shumë e famshme amerikane është shprehur mjaft e ekzaltuar për këtë buzëqeshje duke thënë se nuk e kishte parë kurrë Biden me këtë buzëqeshje në fytyrë dhe shumë e lumtur përsërit në postimin e saj në Instastory:

"Ne di të fitojmë, do të fitojmë."

Vetëbesimi i fjalimit të Joe Biden dhe komentet për

Burimi pjesërisht CBC News dhe nga Instagram. Përshtati në shqip: Politiko

Të fundit