Flash News

POLITIKOFF

Vetëm 9-vjeçe, vajza e Beyonce-s fiton "Grammy-n" e saj të parë

Vetëm 9-vjeçe, vajza e Beyonce-s fiton "Grammy-n" e saj

Vajza e madhe e Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy Carter, po hyn në industrinë muzikore. Prindërit janë angazhuar maksimalisht që ta përfshijnë vajzën e tyre dhe të ecë në hapat e prindërve. Duhet thënë se përparimi i saj është "më agresiv". Në një moshë kaq të vogël ka arritur të ketë arritjet e saj të para - që artistët prej vitesh nuk e arrijnë dot.

Vetëm 9-vjeçe, vajza e Beyonce-s fiton "Grammy-n" e saj

Blue Ivy Carter ka fituar "Grammy-n" e saj të parë.

Beyonce dhe vajza e saj Blue Ivy Carter kanë fituar një çmim Grammy për videon “Broën Skin Girl”. Video jep një mesazh për vajzat me ngjyrë dhe është pjesë e albumit të Beyonces me titull “The Lion King: The gift”.

Vetëm 9-vjeçe, vajza e Beyonce-s fiton "Grammy-n" e saj

Beyonce rrallë jep intervista, por së fundmi për ABC tregoi dashurinë dhe pasionin që kërkon të përcjellë me “Brown Skin girl”:

“Emocionohem kur dëgjoj baballarë që i këndojnë vajzave të tyre ‘Brown Skin Girl’. E lumtur që vajza ime ndihet me vetëbesim për flokët e saj të stilit afrikan dhe krenare me lëkurën e saj me ngjyrë. Kjo është arsyeja pse bëj muzikë.”

Të fundit