Flash News

POLITIKOFF

Vetëm se përtoi të firmosë disa letra, Rita Ora për pak do humbiste 6.5 milionë paund

Vetëm se përtoi të firmosë disa letra, Rita Ora për pak

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka dy kompani që qarkullojnë paratë me një vlerë prej 6.5 milionë paundësh. Sipas ‘Daily Mail’, së fundmi Rita ka pasur probleme të mëdha me ligjin vetëm për faktin se nuk është treguar korrekte.

Rita nuk u është përgjigjur letrave të njëpasnjëshme të ‘Companies House’ që kontrollon nga ana ligjore çdo kompani në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe që prej prillit, Ritës i është kërkuar të rinovoj dokumentat e ‘Ora Multi Services Limited’ dhe ‘Ora Live’, por këngëtarja nuk e ka bërë, derisa me rregullat e shtetit, do i merrej gjithë vlera e kompanive për t’u vendosur në emër të mbretërisë.

Rita i firmosi dhe mbylli çdo dokument me një ndërhyrje në momentin e fundit, duke i hedhur poshtë problematikat që u hapën prej muajsh.

Të fundit