Flash News

POLITIKOFF

Victoria Beckham dhe Nicola Peltz po përballen me problemet e para "nuse-vjehrrë"

Victoria Beckham dhe Nicola Peltz po përballen me problemet e para

Në rrjet po flitet për një marrëdhënie të tensionuar mes Victoria Beckham dhe gruas së djalit të saj Brooklyn, Nicola Peltz, pasi fansat vunë re se ato e kishin “injoruar” njëra-tjetrën prej muajsh në mediat sociale. Përpara dasmës luksoze të Brooklyn dhe Nicola-s në prill, stilistja dhe aktorja vetëm e lavdëronin njëra-tjetrën online. Verën e kaluar dyshja reagonte në çdo postim të njëra-tjetrës në rrjetet sociale me shumë dashuri.

Victoria Beckham dhe Nicola Peltz po përballen me problemet e para

Por që nga dasma luksoze, të dyja kanë bërë shumë pak pëlqime e reagime online, një ndryshim i dukshëm me të kaluarën.

Victoria Beckham dhe Nicola Peltz po përballen me problemet e para

Një person i brendshëm i familjes nuk i mohoi thashethemet për një përçarje për ‘Mail’, duke thënë:

Njerëzit vazhdimisht spekulojnë për marrëdhëniet dhe ne vërtet nuk na intereson pasi është thjesht marrëzi.

Një burim tjetër tha për ‘Mail’ se qëndrimi i familjes Peltz ndaj Beckham mund të jetë shkaku i prishjes së marrëdhënies. Muajin e kaluar Nicola u duk se vuri në shënjestër vjehrrin e saj të famshëm duke thënë se bashkëshorti i saj ndihej i “presionuar” në një karrierë që nuk i pëlqente.

Victoria Beckham dhe Nicola Peltz po përballen me problemet e para

Ajo shtoi se Brooklyn po i drejtohej babait të saj, biznesmenit miliarder Nelson Peltz, për këshilla. Rikujtojmë se çifti e kalon pjesën më të madhe të kohës në Los Angelos dhe Nicola ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse dëshiron të jetë pranë prindërve të saj.

Victoria Beckham dhe Nicola Peltz po përballen me problemet e para

Rikujtojmë se shefi i kuzhinës, Brooklyn, i kërkoi Nicola-s që të bëhej gruaja e tij vetëm disa muaj pasi ata filluan të takoheshin dhe u ul në gjunjë me një unazë që mendohet të ketë kushtuar rreth 200,000 dollarë. Një ekspert ka zbuluar se sa vlen tani secila prej unazave. 

Victoria Beckham dhe Nicola Peltz po përballen me problemet e para

Të fundit